Botë

Në Zvicër arrestohen tre të dyshuar për sulm ndaj konsullatës turke

Policia zvicerane ka arrestuar tre persona sot për dyshimin se kanë hedhur tre pajisje të ndezshme në Konsullatën e përgjithshme turke në Cyrih.

Sipas AP, policia vërejti se zjarri kaploi ndërtesën gjatë natës, por se reagimi i menjëhershëm i autoriteteve ndikoi në shuarjen e tij të menjëhershme.

Tre burra, të moshës 17, 18 dhe 19-vjeç, dyshohen se po përpiqeshin të iknin nga vendi i ngjarjes, transmeton KosovaPress.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë në zonë.