Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president

Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president

22 April 2019 11:55

Dallimi i ngushtë i votave në zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut, prej më pak se një për qind, përkatësisht vetëm 4 mijë e 500 vota në mes dy kandidatëve që janë futur në balotazh, Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska Davkovës, i ka shtyrë ata që në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultateve, të futen në gjah për votat e shqiptarëve që votuan për kandidatin Blerim Reka, vota këto të cilat do të jenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 5 maj, ku do të përballen dy kandidatët që janë klasifikuar të parët në zgjedhje, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Por, për tu zgjedhur njëri nga dy kandidatët president i Maqedonisë së Veriut, duhet të plotësohet kushti për daljen në zgjedhje të paktën 40 për qind e trupit elektoral, e që pa daljen e shqiptarëve në zgjedhje, kjo gjë vështirë është e realizueshme.

Kjo është dhe arsyeja kryesore që garuesit i shtynë të motivojnë shqiptarët të dalin në zgjedhje.

Ndërkohë që liderët e dy partive shqiptare që mbështetën kandidatin e pavarur Blerim Rekën për president të shtetit, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Billall Kasami nga Lëvizja Besa, kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë të bëhen pazare me 80 mijë votat e shqiptarëve.

“Qëndrimi jonë si aleancë për shqiptarët është po i njëjti ai që e tha edhe profesor Blerim Reka, ne jemi kundër “aksham pazareve të cilat janë bërë formë dhe mënyrë e bërjes politikë në Maqedoninë e Veriut dhe ky është motivi kryesor që po largohen qytetarët nga vendi”, ka theksuar Sela.

LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË RADION EVROPA E LIRË

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme