Referendumi në Egjipt: Presidentit mund t'i garantohet mandati deri më 2030

Referendumi në Egjipt: Presidentit mund t'i garantohet mandati deri më 2030

20 April 2019 14:21

Egjiptianët kanë dalur në votime të shtunën, në referendumin që do të zgjasë tri ditë për ndryshimet kushtetuese, që i mundësojnë presidentit Abdel Fattah al-Sisi të mbajë mandatin deri më 2030 dhe të shtyjë rolin e fuqishëm të ushtrisë.

Mbështetësit e Sisit thanë se ndryshimet janë të nevojshme për t’i dhënë më shumë kohë të arrijë zhvillime të mëdha përmes projekteve dhe reformave ekonomike. Kritikët, ndërkaq, ky veprim do të kthente Egjiptin në model autoritar, transmeton rel.

Derisa këto ndryshime pritet të miratohen, dalja në referendum do të jetë provë për popullaritetin e Sisit. Ai ishte rizgjedhur vitin e kaluar president me 97 për qind të votave, me daljen e 41 për qind të popullsisë.

Në orët e para të votimeve, janë parë qytetarë duke mbajtur flamuj dhe veshje me mbishkrimin “bëje gjënë e duhur”.

Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, mandati katërvjeçar i Sisit do të zgjatej në gjashtë vjet dhe do t’i mundësohej rikandidimi më 2024.

Kjo do t’i mundësonte presidentit edhe kontrollin mbi përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve të shtetit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme