Botë

Bie 3% mbështetja ndaj presidentit Trump

Bie 3% mbështetja ndaj presidentit Trump

Numri i amerikanëve që e mbështesin Presidentin Donald Trump, ra me 3 pikë përqindje duke shkuar në nivelin më të ulët të vitit, pas publikimit të një raporti të posaçëm që detajon ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sondazhi, i kryer të enjten pasdite deri në mëngjesin e së premtes, është sondazhi i parë kombëtar për të matur përgjigjen nga publiku amerikan, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi raportin 448 faqe të Robert Mueller, avokatit special, që tregonte raste të shumta në të cilat Trump mund të kishte ndërhyrë në hetim.