Mashtruesit kërkojnë para në emër të Notre Dame

Mashtruesit kërkojnë para në emër të Notre Dame

19 April 2019 19:00

Zyra e prokurorit të Parisit ka paralajmëruar njerëzit të jenë të kujdesshëm kur dhurojnë për rindërtimin e Notre Damit, pasi ka marrë shumë ankesa në lidhje me mashtrime nëpërmjet telefonit dhe postës elektronike.

Prokurori tha se ka hapur një hetim pasi organizata për bamirësi “Fondation du Patrimoine” ka denoncuar se janë bërë telefonata dhe janë dërguar mesazhe nëpërmjet postës elektronike në emrin e saj, duke kërkuar dhurime për rindërtimin e katedrales së Parisit, transmeton atsh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme