Botë

Turqia me propozim të ri për të tejkaluar përçarjen me SHBA-në

Turqia me propozim të ri për të tejkaluar përçarjen me SHBA-në
 

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk janë përgjigjur ndaj një propozimi të Turqisë që të formohet një komitet teknik i cili do të merrej me mosmarrëveshjet mes dy vendeve për sistemin raketor rus.

Ankaraja po planifikon blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, mirëpo SHBA-ja po e kundërshton këtë duke thënë se ai paraqet rrezik për fluturimet e aeroplanëve amerikan ushtarak F-35 të cilët ishin planifikuar të dërgoheshin në Turqi, transmeton rel.