Botë

Organizata Botërore e Tregtisë dënon Kinën për sistemin e taksimit të grurit të importuar

 

Procedurat kineze për të taksuar grurin e importuar bien ndesh me rregullat ndërkombëtare, njoftoi sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), në një vendim pas ankesës së dorëzuar nga SHBA-ja.

Ky vendim mbi mosmarrëveshjet tregtare, shënon një tjetër humbje për Kinën, pasi OBT-ja vendosi në shkurt se ekonomia e dytë më e madhe në botë ka subvencionuar në mënyrë të jashtëligjshme prodhimin e grurit dhe orizit, në një rast që sërish ishte paraqitur nga Uashingtoni.