Një ish-zyrtar amerikan i mbrojtjes, që ka shërbyer në ekipin e Trumpit, ka bërë të ditur të mërkuren se atij i ishte mohuar mundësia që të flasë në një forum në Kinë, pasi që ambasada kineze në Washington nuk ia kishte lëshuar vizën me kohë.
Michael Pillsbury i ka thënë agjencisë “Reuters” se ai e kishte dorëzuar kërkesën për vizë më 22 mars dhe se ajo nuk i ishte lëshuar me kohë për të udhëtuar në Pekin, për forumin e 14, prillit, përcjell “Koha Ditore”.
“Pra, ky mund të ketë qenë ndonjë mesazh indirekt apo thjeshtë gabim”, ka thënë Pillsbury, duke shtuar se ende ishte duke pritur “me durim që viza t’i lëshohet”. Në Pekin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Lu Kang ka thënë se duhet t’i shqyrtojë detajet e gjendjes, por se në parim, ambasadat kineze shqyrtonin kërkesat për vizë në pajtim me ligjin.
Pekini dhe Ëashingtoni aktualisht janë në bisedime për t’i dhënë fund luftës së hidhur tregtare, derisa kanë mospajtime edhe rreth çështjeve tjera, si të drejtat e njeriut dhe përkrahja amerikane për Tajvanin.