Botë

Europol: Krimi i organizuar kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane - shqiptarët ndër akterët kryesorë

Foto: Reuters
 

Grupet përherë e më të dhunshme të krimit të organizuar përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë evropiane, duke i lënë prapa terrorizmin dhe emigracionin, ka njoftuar të martën agjencia kryesore policore e Evropës.

“Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe evropianolindorët, si dhe bandat e ‘jashtëligjshme’ të çiklistëve janë përgjegjësit kryesorë”, kanë thënë zyrtarët në një konferencë të udhëhequr nga agjencia antimafie e Italisë dhe agjencia policore e BE-së, Europol, ka raportuar “AFP”, transmeton “Koha Ditore”.