Botë

Biznesmeni francez dhuron 200 milionë euro për riparimin e “Notre Damet”

Descriptive Text

Pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do të hapë fondet për të mbledhur ndihma për riparimin e katedrales “Notre Dame” në Paris që u dogj të hënën në mbrëmje, ka nisur mbledhja e miliona eurove për këtë qëllim.

Së fundmi, familja e biznesmenit Bernard Arnault dhe brendi i tij LVMH kanë njoftuar se do të dhurojnë 200 milionë euro në këtë fond, ndërsa tashmë janë ndërmarrë shumë iniciativa për të ndihmuar në riparimin e saj, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.

Edhe biznesmeni tjetër francez, Francois-Henri Pinault ka njoftuar pak orë pas djegies së katedrales 850-vjeçare se do të dhurojë 100 milionë euro për riparimin e saj.

Platformat për fonde online tashmë janë mbushur me iniciativa me qëllim të riparimit të simbolit të Parisit. Më shumë se 50 fushata tashmë janë lansuar të hënën vetëm në “GoFundMe”.