Botë

5 mln euro për ndërmarrjet inovative në Maqedoni të Veriut

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoni të Veriut, kanë në dispozicion pesë milionë euro për të futur risi në punën e tyre.

Tre milionë euro i ka siguruar shtetit nga buxheti, ndërsa dy milionë euro të tjera janë nga Banka Botërore.

Shpalljen për aplikim e publikoi Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Biznesmenët kanë llogaritur se firmat inovative kanë rritje më të shpejtë prej 15% për dallim nga ato që nuk janë inovative, rritje më e shpejtë e konkurrencës dhe produktivitetit, dhe kështu edhe rritje më të shpejtë të pagave. Për mjete financiare mund të aplikojnë edhe institucionet private shëndetësore me pronësi dominuese vendase.

“Kompanitë nuk kanë detyrimin t’ia kthejnë mjetet fondit, por logjika që fondi ose shteti merr pjesë në realizim si partner në investim, logjika është të marrin pjesë në suksesin e vetë investimit. Respektivisht vendoset një detyrim që, pas një komercializimi të suksesshëm të inovacionit dhe fillimi i realizimit të të ardhurave nga vetë projekti, pesë përqind e të ardhurave vjetore në pesë vitet e para i kthehen fondit”, theksoi Jovan Despotovski - Drejtor i Fondit Për Inovacione./KosovaPress