Botë

Maqedonia e Veriut, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes në fushatën presidenciale

Foto: Ilustrim
 

Në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet presidenciale mbahen më 21 prill, ndërkohë që po ngriten shqetësime për lajmet e rreme në fushatë. Portalet në internet shpesh kanë mbështetjen e politikës. Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes në median “online” nuk ka gjetur ndëshkimin e autoriteteve gjyqësore deri tani në këtë vend.

Lajmet e rreme në internet nuk e anashkalojnë Maqedoninë e Veriut, e cila u bë e njohur sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s në Amerikë, kur qindra tekste nga persona në qytetin e Velesit shpërndaheshin në mënyrë globale në rrjetet sociale dhe në faqet e internetit.