Botë

Trump i hapur për samitin e tretë me Kimin, por thotë se sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur i gatshëm të premten që të mbajë një samit të tretë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, por tha gjatë bisedimeve me presidentin koreanojugor, Moon Jae-in, se Washingtoni nuk do t’i heqë sanksionet e vendosura ndaj Fenianit.

Trump dhe Moon kanë diskutuar gjatë takimit në Zyrën Ovale rreth mundësisë që Moon të mbajë një samit ndërkorean me Kimin, me qëllim të avancimit të dialogut mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë Veriore për çështjen e çarmatimit bërthamor, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Koreja Veriore, e cila ka suspenduar testet bërthamore dhe lansimin e raketave, ka ushtruar presion për zbutjen e sanksioneve por nuk ka ndërmarrë hapa konkretë drejt suspendimit të programit të armëve bërthamore. Trump dhe Kim janë takuar dy herë më përpara, në Hanoi gjatë shkurtit dhe në Singapor qershorin e shkuar, duke shprehur vullnet të mirë për bashkëpunim, por kanë dështuar të arrijnë marrëveshje rreth heqjes së sanksioneve në këmbim të anulimit të programit bërthamor koreanoverior.

“Mund të ndodh. Samti i tretë është i mundshëm. Hap pas hapi. Nuk është ky një proces i shpejt. Kurrë nuk kam thënë se do të ndodhë. Por shkon hap pas hapi”, ka thënë Trump.