Botë

Dhjetë të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Rio

Foto: Reuters

Së paku dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje e rrëshqitje të dheut në Rio de Janeiro në Brazil.

Autoritetet kanë angazhuar 5 mijë persona në operacionin e kërkim shpëtimit, por shiu i vazhdueshëm ka vështirësuar kërkimin e tyre, raporton KTV.

Qyteti ka shpallur gjendjen emergjente pasi shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.