Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka njoftuar se Rusia shkeli të drejtat e liderit opozitar, Alexei Navalny kur i caktoi arrest shtëpiak gjatë vitit 2014.
Navalny për muaj me radhë ishte në arrest shtëpiak pasi së bashku me vëllanë Olegun po hetoheshin për përvetësim parash në rastin që përkrahësit e tij e cilësuan si të motivuar politikisht, transmeton KTV.
Gjykata në Strasbourg deklaroi se arresti shtëpiak nuk ishte arsyetuar dhe masat e ashpra ndaj tij ishin në shpërputhje me akuzat që kishte.
42-vjeçari, aktivist kundër korrupsionit, është figurë e njohur në Rusi.
Ai Synonte të përballej me Vladimir Putinin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, por kandidimi iu pamundësua shkaku i ndëshkimit që kishte.