Lubjanë, 9 prill - Kryeministri i Sllovenisë ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare, për shkak të , siç raportohet, veprimit të Agjencisë Informative të Kroacisë SOA në Slloveni, ndërsa ambasadori kroat në Lubjanë është ftuar për bisedë në MPJ të Sllovenisë, kursje ambasadorja e Sllovenisë në Zagreb është ftuar në Lubjanë për konsultime, bën të ditur agjencia sllovene e lajmeve, STA, transmeton Koha.net.
Kryeministri slloven, Marjan Sharec ditë më parë kishte shprehur brengosjen për shkak të sjelljeve të Kroacisë, meqë shërbimi informativ kroat SOA kishte përgjuar ish-arbitrin slloven në procesin e arbitrazhit në lidhje me kufirin me Kroacinë, me qëllim të diskreditimit të procesit të arbitrazhit.
POP-TV të hënën ka raportuar se përfaqësuesi i Qeverisë kroate, Ivan Tol, ishte përpjekur të pengojë emetimin e reportazhit në lidhje me përgjimet.
Për këtë arsye Partia e Demokratëve Socialë (SD), njëra nga partit e koalicionit qeverisës, ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare, ndërsa kryeministri e ka miratuar kërkesën.