Botë

AKP-ja e Erdoganit kërkon zgjedhje të reja në Stamboll

Partia qeverisëse e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, do të kërkojë mbajtjen e votimeve të reja në Stamboll, vetëm nëntë ditë pas zgjedhjeve lokale, duke pretenduar se parregullsitë në votime kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultat, ka thënë të hënën zëvendësshefi i AKP-së.

“Do ta parashtrojmë ankesën tonë qysh sot. Do të themi se ka pasur ngjarje që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kërkojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Stamboll”, ka thënë Ali Ihsan Yavuz, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Dyshimet rreth rezultateve zgjedhore në Stamboll do të vazhdojnë po që se Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) e hedhë poshtë kërkesën e partisë së Erdoganit për zgjedhje të reja në qytetin e Stambollit, ka thënë zëvendësshefi i AKP-së.

Partia e presidentit turk ka humbur pushtetin lokal në qytetet kryesore të Turqisë, duke përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh Stamboll.