Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Sekrete, Randolph Alles.
Ai është një prej disa drejtorëve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që janë shkarkuar të hënën.
Shkarkimi i Alles vjen vetëm një ditë pasi Kirstjen Nielsen ofroi dorëheqjen nga posti i Sekretares së Sigurisë Kombëtare, shkaku i presionit lidhur me kufirin SHBA-Meksikë, transmeton KTV.
Që prej vitit 2017, një numër i madh zyrtarësh të shërbimeve sekrete janë larguar nga posti i tyre.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar largimin e Alles, por nuk bëri të ditur nëse Trumpi e ka shkarkuar.