Botë

Dorëhiqet sekretarja e Sigurisë Kombëtare në Amerikë

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të presidentit Trump, ka dhënë dorëheqjen.

Ajo punën në këtë departament e quajti “nder të jetës”. Presidenti Trump shkroi që ajo do të zëvendësohet përkohësisht nga komisionari i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Kevin McAleenan, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Neilsen ishte përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes së murit kufitar me Meksikën si dhe për ndarjen e familjeve të migrantëve.

Në dorëheqjen e saj ajo nuk dha asnjë arsye për largimin e saj të dorëheqjes, megjithëse ajo tha se “është koha e duhur për mua të mënjanohem” gjithashtu ajo tha se SHBA-ja “është më e sigurt sot se kur hyra në Administratë”