Botë

Skandali financiar bashkon kryeministra, yje e dallaveraxhinj

Skandali financiar bashkon kryeministra, yje e dallaveraxhinj

Është një prej skandaleve më të mëdha financiare të botës. Miliarda dollarë nga fondi shtetëror që ishin ndarë për të ndihmuar popullin malajzian janë avulluar pa lënë asnjë shenjë në sistemin financiar global.

Sipas hetuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Malajzisë, paratë e tyre përfunduan në xhepat e një grushti individësh dhe ishin përdorur për të blerë pasuri të paluajtshme, një aeroplan privat, vepra artistike të Van Goghut dhe Monetit – dhe për financimin e një filmi hollivudian, shkruan sot Koha Ditore.