Botë

Ballkani, përgjithmonë në dhomën e pritjes për anëtarësim në BE

Foto: EPA

Më herët gjatë kësaj jave, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, iu drejtua Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me të ardhmen dhe politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Fjalimi i komisionarit Hahn për fushëveprimtarinë e tij bëhet në fund të mandatit si dhe në mbledhjen e fundit të Komitetit, i cili e përkrahë shumë zgjerimin e bllokut evropian.

Ky aktivitet mund të ishte një sinjal i dobishëm për të kuptuar se ku qëndrojnë me kërkesat e tyre për anëtarësim vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe vendet tjera aspiruese siç janë Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Duke pasur parasysh se janë vendet anëtare të BE-së ato që në fund vendosin për politikën e jashtme dhe zakonisht janë mjaft konservative në dhënien e ndonjë deklarate pozitive për nevojën e zgjerimit të bllokut, fjalimi i një komisionari në Parlamentin Evropian, është vendi i përkryer për të dëgjuar një vlerësim paraprak për këtë çështje, shkruan rel.

Por, fatkeqësisht kjo ishte një ngjarje së cilës i mungonte vizioni dhe inkurajimi, veçanërisht për fqinjët lindorë.

SHKRIMIN E PLOTË E GJENI NË RADION EVROPA E LIRË