Pse u bë kaq e madhe puna e emrit? Në Evropën Jugore, emri mund të fuqizojë aleancën më të madhe në botë.
Prej se Maqedonia ishte formuar si shtet më 1991, Greqia ka kundërshtuar emrin e saj për shkak se një provincën në veri të saj quhet Maqedoni, transmeton “Koha Ditore”. Dhe prej atëherë, Greqia ka bllokuar kërkesën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, shkruan në analizën e tij gazetari i PBS-së pas vizitës së delegacionit të lartë grek në Shkup për të vazhduar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve që kapërcyen bllokadën më të madhe politike ndërmjet tyre sherri i kontestimit të emrit.
“Çfarë jemi munduar të bëjmë me fqinjët tanë është të neutralizojmë nacionalizmin, helmin e nacionalizmit, gjë që është krejt ndryshe prej patriotizmit në rajon, i cili gjithnjë ka qenë fuçi baruti e Evropës”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos. “Ne, dytë, i duam vendet tona, por nuk është e nevojshme të urrejmë vendin e tjetrit”.
Pajtimi ndërmjet dy shteteve “zgjeron zonën e stabilitetit në një rajon që i duhet më shumë stabilitet”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov. “Dhe kjo na bën në aleat të SHBA-së dhe të aleatëve të tjerë në të cilët mbështetemi”.