Botë

33 eurodeputetë propozojnë Tsiprasin e Zaevin për Nobelin e Paqes

33 eurodeputetë propozojnë Tsiprasin e Zaevin për Nobelin e Paqes
 

Plot 33 eurodeputetë nga të gjitha formacionet partiake në Parlamentin Evropian, përveç atyre që përfaqësojnë të djathtën ekstreme, kanë nënshkruar një propozim ndaj Komisionit të Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev.

Bëhet fjalë për 33 eurodeputetë nga 16 vende të ndryshme të BE-së dhe 6 grupime politike të Parlamentit Evropian, të së Majtës, Socialistëve, të të Gjelbërve, Partisë Popullore Evropiane, Konservatorëve dhe Liberalëve.