Botë

Stoltenberg thotë se Rusia është bërë më agresive, “por ne s’duam ta izolojmë atë”

Stoltenberg thotë se Rusia është bërë më agresive, “por ne s’duam ta izolojmë atë”
 

Kreu i NATO-s paralajmëroi të mërkurën Kongresin amerikan për kërcënimin që paraqet ndaj aleancës Rusia, që ai tha se është bërë “më agresive”, duke përfshirë shkeljet e saj ndaj Traktatit të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

“NATO-ja nuk ka ndërmend të vendosë raketa bërthamore me bazë tokësore në Evropë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. “Por NATO-ja, - tha ai, - gjithmonë do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të garantuar një frenim të besueshëm dhe efektiv”.