Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka kërkuar nga venezuelasit të dalin në rrugë, çdoherë kur do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energji elektrike.
“Të protestojmë çdo herë kur do të na mohohet e drejta kolektive, sepse kështu do ta bëjmë të qartë se kush është fajtori”, tha kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, para përkrahësve të tij të tubuar në Los Teques, një qytet rreth 23 kilometra nga kryeqyteti Caracas, transmeton KTV.
Duke akuzuar presidentin Nicolas Maduro për ndërprerjen e energjisë elektrike, e cila po përsëritet, Guaido tha se ai përpiqet t’i trembë venezuelasit, duke i lënë në errësirë.
Artikuj të ngjashëm
-
Maduro është larguar, por problemet e shumta të Venezuelës jo
-
Ish-presidenti i Venezuelës del sot para gjykatës në New York
-
Trumpi lë në hije opozitën e Venezuelës dhe mban në pushtet partinë e Maduros
-
Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës
-
Mbështetësit e Maduros në protestë pas betimit të udhëheqëses së re të Venezuelës