Botë

Kaliforni, goditet me thikë në bark mësuesja shtatzënë

Një mësuese shtatzënë u godit herë me thikë nga një grup gangsterësh. Tanya Nguyen, ishte tek parkingu i shtëpisë së saj në Sunland, Kaliforni, më 20 Mars, kur u godit dhe u grabit nga Christian Reyes, 20 vjeç, Andrew Bran, 19 vjeç dhe Jesus Morales, 18 vjeç.

Nguyen dhe foshnja e saj në bark shpëtuan për mrekulli, por sigurisht me dëme në organet e brendshme. Pasi u dërgua në spital mjekët i thanë se një nga mushkëritë e saj kishte probleme, si dhe dhëmbët e saj të parë ishin thyer.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë, teksa 33 vjeçarja bërtiste me të madhe “jam shtatzënë”, shkruan Fox News. Por, kjo nuk i ka ndaluar ata ta godasin me thikë. Pasi u larguan nga vendngjarja pak metra më tutje, aty i priste në vetur Christina Luna dhe Monica Gomez, të dyja 24 vjeçe, dhe u larguan.

Nguyen u dërgua menjëherë në spital ku dhe iu nënshtrua një operacioni në mushkri.

Detektivi policor i Los Angeles, Armando Acero, tha se, sulmi ishte i rastësishëm, të tre djemtë po përpiqeshin të blinin drogë në atë zonë, kur ata ndeshën me zonjën Nguyen panë një mundësi për të vjedhur veturën e saj.

Ata janë akuzuar për vrasje në tentativë, vjedhje dhe grabitje. Reyes ka qenë ai që ka qëlluar gruan shtatzënë me thikë. Të gjithë do të përballen me akuzat dhe do të dënohen. Të martën, Nguyen, la spitalin dhe u kthye në shtëpinë e saj. Një fushatë sensibilizuese është ngritur për të paguar shpenzimet mjekësore./tvklan.al