Tajvani po planifikon që të rrisë dënimet për shoferët që vozisin në gjendje të dehur dhe që shkaktojnë aksidente fatale.
Në rastet tragjike, mund të përfshihet dënimi me vdekje.
Kabineti miratoi të enjten një projekt-amendament të Kodit Penal që e bënte vdekjen e shkaktuar nga shoferi i dehur një vepër të dënueshme me vrasje.
Propozimi ka nevojë për miratimin e parlamentit. E gjithë kjo erdhi pas shumë aksidenteve tragjike që kanë shkaktuar zemërim publik.
Dënimi maksimal për një person në Tajvan që shkakton vdekje nga përplasja me automjet është 10 vjet./oranews