Stoltenberg edhe dy vjet Sekretar i NATO-s Foto: Reuters

Stoltenberg edhe dy vjet Sekretar i NATO-s

28 March 2019 18:11

NATO ka zgjatur mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenbergut edhe për dy vjet, duke e bërë norvegjezin një nga krerët me mandatin më të gjatë në aleancën ushtarake.

Ai ka thënë të enjten se është i nderuar me vendimin e marrë nga 29 anëtarët dhe “i falënderoj për besimin në mua”.

Stoltenberg, që ka marrë mandatin më 2014, do të mbajë postin deri më 30 shtator 2022.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme