Deputetët evropianë kanë miratuar gjatë së mërkurës, ndalimin e produkteve plastike për një përdorim, e që përbën problem në rritje për oqeanet.
“Evropa tani ka një model legjislativ për të mbrojtur dhe promovuar në nivel ndërkombëtar, marrë parasysh natyrën globale të kësaj çështjeje lidhur me ndotjen që shkakton plastika në det”, tha deputeti i grupit ALDE, Frederique Ries nga Belgjika, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është thelbësore për planetin”, theksoi ai.
Në praktikë, kjo rregullore do të prekë produktet plastike si thika, pirunë, mbajtëse ushqimi dhe produkte tjera të ngjashme.
Parlamenti Evropian votoi për këtë ligj me 560 vota për dhe vetëm 35 kundër.
Shtetet evropiane tani mund të zgjedhin vetë metodat e tyre në reduktimin e përdorimit të plastikës.