Facebooku e Instagrami bllokojnë lëvdatat për të djathtën ekstreme Foto: Reuters

Facebooku e Instagrami bllokojnë lëvdatat për të djathtën ekstreme

28 March 2019 09:31

Facebooku bëri të ditur se do të bllokojë lavdërimin, përkrahjen dhe përfaqësimin e së djathtës ekstreme dhe separatizmin, si në Facebook ashtu edhe në Instagram.

Rrjeti social pritet të krijojë një algoritëm me aftësi për të identifikuar dhe bllokuar materialet që shpërndahen nga grupet terroriste, raporton KTV.

Përdoruesit që kërkojnë shprehje ofenduese, do të drejtohen tek organizatat që luftojnë ekstremin e djathtë.

Facebooku është në presion të madh që prej sulmit terrorist në Zelandë të Re, kur një person transmetoi drejtpërdrejtë vrasjen e 50 personave në dy xhami.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme