Botë

Nga dhjetori janë vrarë 6 gazetarë në Meksikë, pavarësisht mbrojtjes qeveritare

Autoritetet në Meksikë janë duke e hetuar vdekjen e një gazetari sportiv në shtetin e përfshirë nga dhuna mes bandave, Sinaloa.

E të hënën, prokurori i këtij vendi, njoftoi se ka filluar hetimet për vrasjen e Omar Ivan Camacho, i cili mbulonte ngjarjet sportive për radion Altavoz.