Botë

SHBA-ja ka një kusht për Turqinë, për të mbetur në programin F-35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Turqia, një aleate në NATO, të mbetet në programin e aeroplanëve luftarakë F-35, por me kusht që Ankaraja të blejë sistemin mbrojtës të raketave “Patriot”, deklaroi sot sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Patrick Shanahan.

Në Komitetin Ushtarak të Dhomës së Përfaqësuesve, Shanahan, i pyetur nëse SHBA-ja dëshiron Turqinë në programin F-35, tha se absolutisht ata donin që Turqia të blinte “Patriot”.

Washingtoni kundërshton planet e Turqisë për të blerë një sistem rus S-400 për mbrojtjen ajrore.

Në Washington thonë se Ankaraja nuk mund të ketë avionë të avancuar dhe S-400, thanë zyrtarë të paidentifikuar për Reuters, duke shtuar se SHBA-ja së shpejti mund të ngrijë përgatitjet për dërgimin e F-35 në Turqi.