Botë

Dy aeroplanë luftarakë turq ngacmojnë helikopterin ku gjendej Tsiprasi

Dy aeroplanë luftarakë turq ngacmojnë helikopterin ku gjendej Tsiprasi
 

Athina i përgjigjet Ankarasë me një notë të ashpër zyrtare duke dënuar incidentin e djeshëm të shkaktuar nga forcat ushtarake turke.

Në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Otomane, dy aeroplanë ushtarakë turq kanë detyruar helikopterin e kryeministrit grek Alexis Tsipras, që vizitonte ishullin Agathonisi të Egjeut, të ndryshonte planin e fluturimit, derisa kanë ardhur në ndihmë aeroplanët grekë.