Botë

Raketa e shkrepur nga Gaza godet një shtëpi në Izrael, shtatë të plagosur

 

Një raketë e shkrepur të hënën në mëngjes nga Rripi i Gazës ka goditur një shtëpi në Izraelin qendror, duke plagosur shtatë veta dhe duke e nxitur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu që ta ndërprejë para kohe vizitën në Washington.

Zhvillimet i kanë dhënë hov mundësisë për një përplasje të madhe, pak para zgjedhjeve që pritet të mbahen në Izrael, raporton “Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.