Botë

Bleu një apartament luksoz, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë në Bullgari

Bleu një apartament luksoz, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë në Bullgari

Ministrja bullgare e Drejtësisë, Tsetska Tsacheva, ka dhënë dorëheqje të shtunën pas denoncimeve në media se ajo dhe tre politikanë të partisë së qendrës së djathtë në qeveri (GERB) ka blerë apartament luksoz me çmim të ulët, bën të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.

Tsacheva mohoi fajin dhe i kërkoi Komisionit Anti-korrupsion të hetojë kushtet në të cilat ajo ka blerë apartamentin në një lagje luksoze të Sofjes së vjetër, vitin e kaluar, shkruan “Oranews”.