Ushtria i bashkohet policisë në Paris në fundjavën e 19-të të protestave Foto: Reuters

Ushtria i bashkohet policisë në Paris në fundjavën e 19-të të protestave

23 March 2019 17:45

Protestuesit e njohur si “Jelekët e Verdhë” në Francë, kanë hyrë në fundjavën e 19-të të protestave kundër qeverisjes së presidentit francez Emmanuel Macron. Forcat ushtarake janë vendosur në Paris për të ndihmuar policinë e vendit, për shkak të eskalimit të mundshëm në dhunë.

Protestuesve iu ndalua të afrohen tek pjesa kryesore e qytetit, Champs Elysees, për shkak të ankesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara ndaj tyre gjatë protestave, përcjell rel.

Të ashtuquajtur “Jelekët e Verdhë”, protestuesit në Francë janë duke protestuar nga nëntori i vitit të kaluar, që fillimisht nisi kundër ngritjes së çmimit të naftës.

Kjo lëvizje ka shënuar rritje kundër qeverisjes së Macronit, edhe pas tërheqjes së ngritjes së çmimit të naftës dhe shpesh ka përfunduar me përplasje me autoritetet dhe eskalim të dhunës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme