Botë

Trump: Koha për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit

Foto: Reuters
 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se SHBA-ja do ta njohë sovranitetin e Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit, territor të cilin ia kishte marrë Sirisë më 1967, në kuadër të një veprimi dramatik që fuqizon pritjet e Benjamin Netanyahut për rizgjedhje, por që po ashtu pritet të nxisë reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare.

Administratat e mëparshme amerikane e kanë trajtuar rrafshnaltën e Golanit si territor i okupuar sirian, në pajtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Trumpi e ka bërë ndërkaq të ditur shkëputjen e tij nga ajo politikë përmes një postimi në Twitter.