Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

May: Publiku është lodhur, duhet vendim për Brexitin

Foto: Reuters

Theresa May ka folur direkt me publikun lidhur me Brexitin, duke ju thënë se është në anën e tyre.

Duke folur për Downing Street, May tha se njerëzit janë lodhur nga lojërat politike dhe se është koha e duhur që deputetet të marrin një vendim për hapat e ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më parë, May i ka shkruar edhe presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke i kërkuar që ta shtyjë vendimin për Brexitin deri më 30 qershor.

Ajo përsëriti se nuk është e gatshme të zgjasë çështjen e Brexitit më tej se ajo datë, pavarësisht kërkesave nga disa deputetë për një zgjatje më të madhe për të përfituar kohë për ndryshim.

Britania e Madhe është e gatshme të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, përveç nëse ndryshohet ligji. Të gjithë, 27 deputetët duhet të pajtohen deri më këtë datë.

Tusk ka thënë se beson që Bashkimi Evropian do të pajtohet për një shtyrje të shkurtër, por vetëm nëse marrëveshja e tërheqjes e negociuar nga Theresa May nënshkruhet nga deputetët javën e ardhshme.