Tymosja e marihuanës mjekësore tani është legale në Florida, raporton CNN.
Deri të ky vendim ka qenë një rrugë e gjatë. Më 2016, shumica dërrmuese e qytetarëve të Floridas kishin votuar në favor të një amendamenti kushtetues për të lejuar marihuanën mjekësore, transmeton Koha.net.
Megjithatë, më 2017 guvernatori i atëhershëm Rick Scott kishte nënshkruar një ligj që ndalonte pirjen e marihuanës në të gjitha format.
Por, të hënën kjo u ndryshua kur guvernatori Ron DeSantis nënshkroi një legjislacion për ta shfuqizuar atë.
DeSantis, që ishte bërë guvernator në janar, kërkoi nga legjislatura e Floridës që t’i dërgonin dokumentet që do ta bënin legale marihuanën mjekësore nga 15 marsi.
“Mbi 70 për qind e votuesve në Florida e kishin miratuar marihuanën mjekësore më 2016”, u shpreh DeSantis në një deklaratë për media. “I falënderoj kolegët e mi në legjislaturë që punuan me mua që të siguronim se vullneti i votuesve është përkrahur”.
-
Në pesë shtete në SHBA sot votohet nëse duhet legalizuar marihuana
-
New Yorku legalizon marihuanën
-
Ligjvënësit e Virginias votojnë për legalizimin e marijuanës nga viti 2024
-
New Jersey dhe Arizona votojnë për legalizimin e marijuanës
-
Marihuana është e rrezikshme, jo argëtim – një mjek shpjegon arsyet