Shtëpia e Operës së Italisë ua kthen 3 milionë euro sauditëve

Gent Mehmeti Gent Mehmeti 19 March 2019 21:34

Shtëpia e Operës së Italisë “La Scala” ka vendosur t’ia kthejë më shumë se tre milionë euro Arabisë Saudite, pasi ka dështuar plani për bashkëpunim, shkaku i kritikave të mëdha.

Arabia kishte propozuar që anëtar i bordit të Operës italiane të ishte edhe ministri i kulturës, por ky propozim ngjalli reagime të ashpra, sidomos nga aktivistët për të drejtat e njeriut që kanë thënë se institucioni kulturor më i njohuri i Italisë duhet të kthejë prapa paratë e ofruara nga Arabia Saudite, transmeton KTV.

Mbretëria konservative e Arabisë është akuzuar vazhdimisht për abuzim me të drejtat e njeriut dhe është kritikuar ashpër nga ndërkombëtarët që prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në muajin tetor.

Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, që ka një ulëse në bordin e La Scalas, ka thënë se fondi ishte pjesë e një partneriteti pesëvjeçar, përmes të cilit, do të përfitoheshin 15 milionë euro. Fondi prej tre milionë eurove ishte duke u ruajtur në një llogari bankari pa dijeninë e teatrit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme