Botë

Sipas Kurzit, propozimet e Macronit për Europën janë utopike

Vjenë, 12 mars – Kancelari austriak, Sebastian Kurz i cilësoi sot si utopike projektet e fundit të Emmanuel Macron për Europën, kryesisht atë të idesë së një page minimale europiane, pasi i doli në mbështetje kundër propozimeve gjermane.

”Ka një sërë çështjesh që ne i kundërshtojmë (idetë e Macronit) dhe për këtë arsye jemi të kënaqur nga idetë e paraqitura nga Partia Kristiandemokrate (CDU) e kancelares gjermane, Angela Merkel pasi biem dakord në tërësi’’, tha kancelari konservator austriak për radion publike gjermane.

”Unë mendoj se shumë propozime të Emmanuel Macron janë utopike, kryesisht ato mbi idenë e një unioni social, të një page minimale europiane’’, thekon Kurz.

Emmanuel Macron propozoi krijimin e një ”mburoje sociale” për europianët dhe përmendi në këtë kontekst pagë të njëjtë për të njëjtin pozicion pune dhe një page minimale europiane, e përshtatur në çdo shtet.