Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

150 të zhdukur nga shembja e akullnajës në Himalaje

Më shumë se 100 njerëz raportohen të zhdukur pasi një akullnajë mali në Himalajet Indiane u shkëput, duke shkaktuar përmbytje uji që përplaseshin në digat dhe shtëpitë pranë.

Shembja u shkaktua nga një pjesë e akullnajës Nanda Devi që u shkëput, ku përpos tjerash, dëmtoi edhe dy projekte hidroenergjitike ku dhjetëra njerëz po punon, raporton The Independent.

Vivek Pandey, zëdhënës i Policisë Kufitare Indo-Tibetiane, ka thënë se të paktën 150 njerëz po punonin në dy termocentralet dhe tre trupa u gjetën pranë tunelit të projektit Dhauliganga, ku të paktën 16 punëtorë mbetën të bllokuar.

Om Prakash, sekretari i zonës së Uttarakhand, ka thënë se 100 deri në 150 njerëz janë aktualisht të zhdukur, por numri i vërtetë nuk është konfirmuar ende.