Në teatrin Dubrovka, në Moskë, janë mbledhur më shumë se 200 njerëz për të përkujtuar viktimat e tragjedisë së vitit 2002.
Më 23 tetor të vitit 2002, 40 militantë çeçenë kishin hyrë në teatrin Dubrovka dhe kishin mbajtur peng rreth 130 persona, duke kërkuar tërheqjen e trupave federale nga rajoni i Rusisë në Çeçeni, transmeton rel.
Zyrtarët rusë thonë se 130 pengje të mbajtura kishin vdekur, dhe të gjithë militantët ishin vrarë pas 57 orësh përpjekje për të liruar pengjet.
Shumica e pengjeve ishin vrarë nga gazi helmues i liruar nga autoritetet ruse në përpjekje për të rrëzuar militantët.
Të afërmit e viktimave kanë fajësuar qeverinë për fshehjen e rolit të tyre në vdekjen e të afërmve të tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur
-
Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
-
Forcat ruse vrasin disa të burgosur që kishin marrë peng dy anëtarë të stafit në një qendër paraburgimi
-
Gjykata ruse ua vazhdon paraburgimin katër të dyshuarve për sulmin në Moskë
-
Rusia arreston edhe një të dyshuar, akuzon Ukrainën për financim të sulmuesve