Botë

Izraeli do të ndërtojë 23 mijë shtëpi në Kudsin Lindor të pushtuar

 

Izraeli do të ndërtojë më shumë se 20.000 shtëpi të reja në Kudsin Lindor (të pushtuar) në pesë vitet e ardhshme, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

"Ne nënshkruam një marrëveshje për ndërtimin e 23.000 njësive të reja të banimit në Kuds me një investim prej një miliard shekelë (276 milionë dollarë)", njoftoi Netanyahu në rrjetet sociale.