Botë

May dhe BE-ja japin garanci të reja për Brexit-in

May dhe BE-ja japin garanci të reja për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se ka siguruar ndryshme “ligjërisht të obligueshme” në planin e saj për Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Njoftimi u bë të hënën vonë në Strasburg, ku May takoi presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.