Botë

S’ka përparim në bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për BREXIT

Bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së sa i përket BREXIT-it mbeten të bllokuara, vetëm një ditë para se deputetët të votojnë përsëri për marrëveshjen e propozuar nga Theresa May.

May ka biseduar me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, pasi një fundjave negociatash që nuk rezultuan me sukses, transmeton KTV. Bisedimet kanë vazhduar edhe të hënën, me qëllim të sigurimit të ndryshimeve në marrëveshje përpara votimit të së martës.