Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë do të publikojë buxhetin për vitin 2020

Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë të hënën, buxhetin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për vitin 2020.

Zyra për buxhet e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar më 10 mars se Trump do të propozojë që Kongresi amerikan të zvogëlojë shpenzimet që nuk janë për mbrojtje për 5 për qind, ashtu që të shtohen financat për ushtrinë, kujdesin shëndetësor të veteranëve dhe për siguri kufitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në buxhetin e propozuar përfshihet edhe financimi prej 8.6 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit me Meksikën si dhe për Forcën Hapësinore, një degë e re ushtarake, transmeton rel.

Liderët demokratikë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ata në Senat, të cilët kundërshtojnë ashpër murin me Meksikën, kanë refuzuar menjëherë kërkesën e Trumpit për këtë formë të ndarjes së buxhetit, derisa edhe Forcën Hapësinore e kanë cilësuar të panevojshme dhe shumë të kushtueshme.

Në Shtetet e Bashkuara, propozimi i buxhetit nga administrata konsiderohet pasqyrë për prioritetet e ekzekutivit.

Vendimet përfundimtare të buxhetit do të bëhen në Kongres, i cili ka shumë mundësi që të refuzojë planin fillestar të administratës së Trumpit.

Kongresi dhe administrata duhet të pajtohen për buxhetin që mbulon shpenzimet deri më 1 tetor, kur edhe përfundon viti fiskal, në mënyrë që Qeveria të mbetet e hapur.