Botë

Merr flakë një autobus në Stokholm

Foto: Tube News

Re të zeza tymi kanë mbuluar sot Stokholmin, në Suedi, kur një autobus shpërtheu në flakë pasi u përplas në hyrje të një tuneli.

Shpërthimi ndodhi në tunelin e Klarat. Dëshmitarët thonë se “ferri” filloi kur një bombol gazi e vendosur në krye të autobusit shpërtheu, transmeton KosovaPress.

Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Media lokale raportoi se shoferi ishte plagosur.