Botë

Vdes foshnja e gruas që kërkonte kthimin në Britani nga Siria

Vdes foshnja e gruas që kërkonte kthimin në Britani nga Siria
Foto: DailyMail
 

Sekretari britanik Sajid Javid po përballet me kritika pas vdekjes së foshnjes së Shamima Begum në një kamp në Siri. Begum kishte ikur nga Londra për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në moshën 15 vjeçare. Ministri Javid ka anuluar nënshtetësinë e saj britanike kur ajo ka kërkuar të rikthehet në Britani.

Familjarët thanë se Britania ka dështuar ta mbrojë foshnjën ndërsa Partia Laburiste tha se vdekja e foshnjës është rezultat i vendimit johuman të sekretarit.