Biden, letër Zaevit: Udhëheqja juaj do të mbahet mend Foto: Zyra e Kryeministrisë maqedonase

Biden, letër Zaevit: Udhëheqja juaj do të mbahet mend

05 March 2019 12:18

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka pranuar letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ku thekson se ka qenë nder për të që ka pasur rastin që të takohet me Zaevin në Konferencën për sigurinë në Munih dhe për bisedën ku kanë shkëmbyer mendime për ndodhitë aktuale politike.

“Edhe njëherë Ju uroj për marrëveshjen historike me Greqinë në Prespë. Jam i bindur se marrëveshja është zhvillim pozitiv serioz, për euro integrimet por dhe bashkimin. Siç thashë në bisedën në Munih, suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses i gjithë Evropës, dhe ajo është mirë për të gjithë”, ka shkruar në letrën dërguar kryeministrit Zaev, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Biden, transmeton Alsat-M.

Ai edhe një herë ka shkruar se me padurim e pret ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet pjesë e plotfuqishme e NATO-s.

“Vizioni juaj ka vendosur themelet e sigurisë dhe udhëheqja juaj si Kryeministër i Qeverisë do të mbahet mend nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas arritjes së marrëveshjes historike. Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat e juaja për ardhmëri më të mirë”, thuhet në letër.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme